Firmoset marrëveshja/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza për në këtë vend të Amerikës

534
0
San Vincente Volcano rises above the city of San Salvador, El Salvador.

Shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt një shteti tjetër pa viza por vetëm me pasaportë.

Kjo pasi listës së vendeve ku ne mund të shkojmë vetëm me pasaportë i shtohet edhe El Salvador.

Ky shtet është një vend i vogël në Amerikën Qendrore. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministri i Jashtëm Ditmir Bushati firmosi këtë marrëveshje për liberalizimin e vizave me homologun e tij të El Salvador Carlos Castaneda, në një takim me të.

Kjo marrëveshje ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve, ndërsa nënshkrimi i saj do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kështu, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme do të shtohen mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.

Gjithashtu, u diskutua mbi stadin aktual të marrëdhënieve dhe forcimin e tyre si dhe për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.