Ndarja e Besit nga Xhensila për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Avokatja tregon si qëndron e vërteta

390
0

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohëve të fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, madje ka të tjerë që thonë se kjo kërkesë është bërë nga çifti për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

E ftuar në Wake Up, avokatja Nexhi Beqiri tha se në të vërtetë nuk ka asnjë kërkesë padie në gjykatë për ndarje.

“Flitet por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”-tha avokatja.