Zhurmë e flakë! Dalin pamjet tronditëse nga shpërthimi në Lushnje (Video)

554
0

Këto janë pamjet e shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në zonën industriale në Lushnje, të kapura nga kamera e objektit përballë.

Në 31 sekonda shihet se si kanë shpërthyer flakët në kapanonin ku po ndërtohej, e ku njerëzit përreth vrapojnë të frikësuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë me një viktimë e 8 të plagosur u raportua në orën 16:05 të kësaj të Premteje. Teksa disa prej të plagosurve janë dërguar te Trauma në Tiranë me djegie të rënda në trup, i lënduar ka mbetur edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit pas një operacioni të kryer në spitalin e Lushnjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se shpërthimin e ka provokuar një vinç i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë.