Ndahet papritur nga jeta sportisti shqiptar. Mister shkaku i vdekjes

581
0

Tragjedi në botën e sportit. Automobilisti i njohur shqiptar, Afrim Spahiu, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Spahiu, që ishte 50 vjeç, vdiq në mënyrë të papritur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

E për ngjarjen në fjalë, ka reaguar dhe Federata e Auto Sportit të Kosovës, e cila nëpërmjet një komunikate për shtyp, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Spahiut.

Në emër të Federatës, garuesve dhe gjithë dashamirëve të automobilizmit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahiu. Afrimi ishte ndër garuesit më të respektuar, i dashur, i urtë dhe i sinqertë me të gjithë. Sporti i Kosovës, e në veçanti automobilizmi e ka humbur një sportist të suksesshëm, e mbi të gjitha një njeri të mirë”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi.