Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, bukëpjekësi që u jepte refugjatëve çdo ditë bukë falas

743
0

Dionyssis Arvanitakis, bukëpjekësi zemërmirë nga ishulli i Kosit në Greqi është ndarë nga jeta të dielën, në moshën 77-vjeçare.

Dionyssis njihej nga të gjithë pasi në vitin 2015 ai shpërndau bukë falas për të gjithë refugjatët që vinin në ishullin ku ai jetonte.

I moshuari me zemrën e madhe u ofroi bukë çdo ditë të gjithë refugjatëve që kishin nevojë derisa u krijuan qendrat e pritjes.

Bukëpjekësit i Kosit u nderua me Çmimin e Shoqërisë Civile në 2016 me të cilin KESE shpërblen shembujt më të shquar të solidaritetit me emigrantët.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu respektin e tij për 77-vjeçarin, të cilin e quajti “model i një qytetari evropian që tregoi bujarinë dhe ndjenjën e rrallë për qindra emigrantë fatkeq”.

Duke iu referuar veprimeve të tij, Juncker u shpreh:

Evropa është bukëpjekësi në Kos që e ndan bukën e tij me shpirtrat e uritur dhe të lodhur.”