Ndahet nga jeta ish-presidenti Bujar Nishani

87
0

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Gjermani. 

Bëhet me dije se që prej 21 prillit ish-presidenti Nishani ishte shtruar në një spital në gjermani, teksa së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Njoftohet ndër të tjera se situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua më tepër pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Kujtojmë se më 21 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve të tij.