Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit “Friends”

119
0

Aktori amerikan James Michael Tyler është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Aktori njihet më së shumti për rolin e tij si Gunther në serialin televiziv “Friends”. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije për mediat e huaja menaxheri i tij.

Tyler vuante prej tre vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ai u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij duke i marrë jetën ditën e djeshme.

“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të Dielën në mëngjes,” tha një deklaratë nga menaxheri i tij.