Italia pushtohet nga uji, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat. Zhduket një çift ..

53
0

Italia po përballet me kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Siçili dhe Kalabri. Mediet italiane bëjnë me dije se rajoni i Siçilisë ka shpallur vendin në “alarm të kuq”.

Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur.

Autoritete vendase raportojnë se një çift të moshuarish  nga Scordia , në provincën e Katanias, është zhdukur pas reshjeve të dendura, që goditën rajonin.

Ekipi i shpëtimit ndodhet në zonë për të gjetur çiftin.

Mësohet se reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati  e të vërshojnë rrugëve të qytetit. Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.