Najada Çomo do te kandidoje si deputete e PS-së, mjeku Pipero: Lajm i keq për..

408
0

Mjekja Najada Çomo u ftua nga Edi Rama që të jetë pjesë e listës së socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit. Çomo pranoi dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit si deputete.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në Radari Informativ në Abc News, mjeku Pëllumb Pipero u pyet rreth këtij vendimi.

“Ky është një lajm i mirë për parlamentin shqiptar dhe një lajm i keq për Infektivin. Najada është një nga shtyllat kryesore të atij shërbimi aktualisht, ka eksperiencën, përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha ai.