Shpallet fituesi i Sanremo 2021, shqiptari Ermal Meta mes tre finalistëve dhe ben falenderimin ne shqip..

1107
0

Kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën e tij “Un milione di cose da dirti” u rendit në vendin e tretë në Festivalin e 71 të Muzikës Italiane Sanremo 2021. 

Kënga e tij u vlerësua edhe me çmimin “Giancarlo Bigazzi” si kompozimi më i mirë i këtij eventi. Çmimi iu dorëzua nga trupa e orkestrës e kori i këtij Festivali.

Fitues i vendit të parë në këtë Festival është shpallur kënga “Zitti e buoni” i grupit Maneskin, të cilët sollën në Teatrin Artiston të Sanremos, muzikën rock me ritmin e tingujt e kitarave elektrike.

Në vendin e dytë në eventin më të rëndësishëm muzikor italian  Sanremo 2021, u rendit kënga “Chiamami per nome”, e duetit Francesca Michelin e Fedez.

Festivali i 71 i Muzikës Italiane Sanremo 2021 u zhvillua në kushtet e një emergjence pandemike pa spektatorë në sallë e me rregullat e një protokolli të fortë anticovid. 

Sanremo 2021, regjistroj mesatarisht rreth 10 -11 milionë telespektatorë çdo natë, e konsiderohet ndër sezonet më të suksesshme në rrjetet sociale, për numrin e lartë të ndër reagimeve në rrjetet sociale e përfshirjen e një publiku social në moshë mjaft të re.

Ermal Meta përcolli edhe një mesazh për të gjithë fansat e tij italianë dhe shqiptarët.

Këtyre të fundit i ka dedikuar një falenderim në gjuhën shqipe.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar. Ju falenderoj shumë me gjithë zemër”, shprehet në shqip Ermal Meta.