“Na u shkatërrua jeta”, rrëfimi i prindërve që quajtën djalin Donald Trump

506
0

Ndonjëherë, vendosja e emrit të një personazhi të famshëm për fëmijën tënd nuk është zgjedhja e duhur që mund të bëni.

Familja e djalit të vogël që ka marrë emrin e presidentit të Amerikës, Donald Trump ka treguar se i është shkatërruar jeta pikërisht për këtë gjë.

Ai lindi në shtator të vitit 2016, ndërsa Trump po kandidonte si President, vogëlushi 18 muajsh mori këtë emër pasi i ati e pëlqente dhe e mbështeste kandidimin e tij.

Fëmija i tretë që vjen nga martesa e Jamila dhe Sayed Assadullah, por emri nuk është pritur mirë nga të afërmit.

Familjarët e tyre nuk e pëlqenin këtë gjë pasi nuk i përkiste fesë muslimane dhe zgjodhën ti dëbonin nga fshati i tyre në Daikundi. Duke zgjedhur të mos ndryshojnë emrin e të birit, ata morën me qera një shtëpi në Kabul.

Po ashtu babai i djalit rrëfeu për ‘The Sun’ se kur ka shkuar në zyrën civile për të regjistruar të birin ka marrë keqtrajtime dhe kërcënime të mëdha./opinion.al