“Na lanë pa ngrene”, 20 orë në mes të detit, udhëtarët rrëfejnë tmerrin që kaluan: Askush nuk e vrau mendjen per ne..

292
0

Prej më shumë se 19 orësh më në fund vuajtja dhe ankthi i qindar udhëtarëve që mbetën në det të hapur ka marrë fund.

Ata ishin nisur nga Brindisi, por për shkak të kushteve të këqija të motit u detyruan që të qëndronin për shumë orë në det të hapur.

Sapo zbritën nga trageti udhëtarët për mediat treguan problemet që ata hasën gjatë këtij udhëtimi “raskapitës” për ta.

Një ndër problemet kryesore ishte ushqimi apo uji I pijshëm. Udhëtarët treguan se asgjë nuk u ishte ofruar falas nga kompania, ndonëse nuk ishte faji i tyre që u vonua trageti.

Ata u shprehën se të gjitha ushqimet i kanë blerë vetë,  deri në 15 euro një pjatë makarona apo 2 euro një shishe ujë.

Një nga banorët tregon dhe sesi kanë përjetuar frikë tepër të madhe deri aty sa kanë menduar se mbase nuk ia dailnin dot nga ky udhëtim.

Flasin udhëtarët:

-Pa ngrënë. Fare nuk na kanë lajmëruar.

-Për ne që ishim të rinj jo, por për ata që ishin të vegjel dhe të moshaur ishte e lodhshme. Nuk na ka lajmëruar askush. Kemi blerë atje ushqimin, 15 euro një pjatë makarona. Çdo gjë i kemi blerë vetë. Dallgëzim shumë. Kishte njerëz pa dhoma.

-Jemi nisur që pardje. Ishte shumë e lodhshme, e mundimshme. Mbi të gjitha e turpshme. Absiolutisht asnjë njoftim. Hicc asgjë për të ngrënë nuk na dhanë. Vetë kemi blerë. Nuk merr askush në konsideratë. Ça do na bënim vetëm të na vrisnin. Asnjë shpjegim, vetëm kushtet klimatike thonin. Pritej vetëm vdekja sigurisht. Fëmijë të vegjel kishte që qanin.

-E lodhshme ishte. U shqetësuam, çfarë të bënim. Na njoftuan që ështëe një defekt dhe ka dallgë. Normale nuk është po ccfarë të bëjmë. Nuk kishim dhomë, kemi ndenjur në stol. Kemi fjetur aty.

-Kemi nejt 12 orë. Shumë e vështirë. Po kena paguar vetë për ushqimet. Ndihmën që mos me u shqetësu kaq na kanë dhënë. Kemi komunikuar me familjarët.

-20 orë në det, jemi lodhur dhe rraskapitur. Askush nuk e vriste mendjen . Asnjë njoftim. S’është normale. Të lësh njerëzit aty pa ushqim. Kemi paguar nga xhepi. Një shishe ujë 2 euro.