“Na kanë shpartalluar”/ Artan Hoxha ngre alarmin: Hakerat iranian kanë dëmtuar rrjetin…

35
0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur larmin në lidhje me sulmet kibernetike ndaj shërbimit Informativ të shtetit.

Hoxha tha se sulmi kibernetik nga hakerat iraniane ka dëmtuar rrjetin agjenturor në vend, ndërkohë që askush nuk po mban përgjegjësi. Në një intervistë për abcnews, Ai tha se vendi ynë mund të dëmtohet dhe më keq.

“Kjo ka dëmtuar rrjetin agjenturor të vendit dhe unë kam thënë edhe më parë që SHISH duhet të rindërtojë rrjetin a agjentëve pasi tani janë zbuluar të gjithë. Ore si ka mundësi që u bën muaj që ata publikojnë të dhëna dhe këtu askush nuk reagon. Do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?!

Po si ka mundësi që na kanë shpartallur dhe askush nuk mban përgjegjësi për diçka kaq të madhe që ka ndodhur?! Nuk po bëjmë asgjë në këtë drejtim dhe po i lejojmë armiqtë tanë që të na dëmtojnë edhe më tepër”, tha Hoxha.