Gjente vajza të bukura në Shqipëri, u premtonte pune por i nxirrte p*rostituta në Itali, arrestohet “tullaci” shqiptar

266
0

Gjente vajza të bukura në Shqipëri dhe i nxirrte prostituta në Itali, arrestohet “tullaci” shqiptar.

Një burrë tullac me kokë të rrumbullakët dhe me shkëlqim, është ky përshkrimi fizik i një 40 vjeçari shqiptar pjesë e një organizate që rekrutonte vajza të bukura dhe tërheqëse nga Shqipëria dhe më pas i dërgonte në Itali me premtimin se do t’u gjente punë, por atje përfundonin prostituta. Ata detyroheshin të dilnin në rrugë, tek semaforët dhe të shisnin trupin.

Sa i përket parave që fitonin, ato përfundonin në duart e ‘tullacit’ shqiptar i cili menaxhonte tregun e prostitucionit. Mirëpo kjo organizatë, mbeti pa ‘kokën’ e tij pasi shqiptari që rekrutonte vajzat, ka rënë në duart e policisë. Karabinierët e stacionit të Bazovizzës, gjatë një kontrolli, kanë rënë në gjurmët e 40-vjeçarit, teksa po ikte në Shqipëri. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun Coroneo.