Skip to content

Mutacion i ri i COVID-19 mbërrin në Itali nga një burrë i ardhur nga Britania

    Mutacioni i Covid është identifikuar gjithashtu në Itali, në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Departamenti Shkencor Celio, i cili po bashkëpunon me Institutin e Lartë të Shëndetit, ka sekuencuar gjenomën e virusit nga një subjekt i cili doli pozitiv me variantin e gjetur në javët e fundit në Britaninë e Madhe. Partneri i pacientes ishte kthyer në Fiumicino me një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar.

    Të dy “janë në izolim dhe kanë ndjekur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe kontaktet e ngushta, të gjitha procedurat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”. Kjo është ajo që thuhet në një shënim nga vetë ministria.