As muri që politika ka vendosur, nuk i ndan dot fëmijët. Ata simbolizojnë paqen dhe pafajësinë.
Pavarësisht murit ndarës mes SHBA-ve dhe Meksikës, ku në njërën anë janë fëmijët e emigrantëve që duan të kalojnë kufirin dhe në anën tjetër ata amerikanë, ata gjejnë mundësinë të komunikojnë e të luajnë me njëri-tjetrin.
“Foto e mrekullueshme dhe shumë domëthenëse e shkrepur dje në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Fëmijët luajnë bashkë pavarësisht murit, kufirit apo politikës që i ndan. Sepse ajo që na bashkon, është shumë më tepër se ajo që na ndan.”
Është ky mesazhi që ndau bashkë me foton deputetja socialiste e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku.