Murgesha në sfidë, hyn në garë për 100 milionë lekë për një qëllim human, por ja me sa del..

797
0

Këtë të diel, u bë pjesë e emisionit “100 milionë”, Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot. Ajo hyri në garë për një qëllim human pasi me paratë e fituara do të ndërtohet parku i lojërave për fëmijë në Fushë-Milot.

Motër File arriti të dalë nga gara e sotme, me 15 milionë të mbetura në lojë të cilat do e rikthejnë edhe javën e ardhshme.

“Jemi këtu që në Fushë Milot të ketë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë të rriten së bashku. Jemi shumë të lumtur që ia arritëm deri këtu. Shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë. Nuk e mohoj se do të jetë një javë me ethe”, u shpreh Motër File.