Mundësi e mirë studimi për të apasionuarit pas teknologjisë në Shqipëri

920
0

Code.X është një organizatë jofitimprurëse amerikane me fokus në shpërndarjen e aftësive në shkenca kompjuterike në një mënyrë që të sjellin një ndryshim të prekshëm edhe në vendet ku teknologjia nuk është akoma epiqendra e industrisë.

Kjo organizatë nis një shkollë verore nga data 20 korrik deri në 2 gusht ku inxhinier të suksesshëm nga Silicon Valley, alumni dhe studentë të avancuar të Universitetit të Stanford-it, do të trajnojnë 15 vjeçarët më të talentuar të Tiranës.

Programi është 3 vjeçar, dhe ka për qëllim të udhëheqë nxënësit drejt fushës së teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Gjatë këtij programi të rinjtë do kenë mundësinë të lidhen me një rrjet instruktorësh që studiojnë dhe punojnë në Stanford, qendra më e rëndësishme për inovacionin e teknologjive të komunikimit dhe informacionit.

Aplikimi bëhet deri në datën 20 Qershor.

www.codeforalbania.com