“Mu be zemra mal kur ju pashe”, edhe policia mbështeti protestën e studentëve

631
0

”Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, u cili mbështet në anonimat të plotë protestën e studentëve, kundër Ministrisë së Arsimit. Punonjësi i policisë kërkon po ashtu që protesta të mos politizohet, por të vijojë protesta e të rinjve ashtu siç nisi prej studentëve pa ndërhyrjen e politikanëve.

Mesazhi i plotë

Solidaritet nga një punonjës policie:

“Bravo ju qoftë për protestën! Ju mbështes dhe unë si njeri i thjeshtë, si ish-student që kam harxhuar milionat në universitet shtetëror e gjë s’kam nxjerrë në vijë. Zemra mal kur ju shihja në portale.

Aman diçka s’më ka pëlqyer dhe bëni një shkrim në faqen tuaj për gjithë ata që po mundohen ta politizojnë protestën, mos të postojnë më se e kanë degjeneruar fare të gjithë krahët politikë pa përjashtim. Edhe 1 herë ju përshëndes dhe me shpirt e zemër me të drejtën! Dhe në qoftë se e postoni, anonim ju lutem për shkak se e kuptoni vetë nga fotoja.”

Ky është një mesazh solidariteti që na vjen në faqe nga një punonjës policie. Ishin të shumtë policët që na mbështesnin sot nën zë prej frikës së shefave. Edhe policia është me studentët. Të gjithë janë me studentët!

Edhe pse e kemi thënë shumë herë, po e themi prapë për hir të zotërisë që na ka shkruar: LARG PARTITË NGA PROTESTA E STUDENTËVE! Bashkohuni nesër me studentët!