Motra e Granitit shpërthen kundër Fifit: ‘Shpëtove nga ajo e sëmurë mendore’

157
0

Diten e djeshme Graniti i ka thënë Fifit se e do thjesht si shoqe e nuk sheh diçka mes tyre. Por kjo gjë nuk është pritur aspak mire nga Fifi e cila ka kërkuar të largohet nga shtëpia dhe më pas ka patur kriza paniku.

Pas kësaj ka patur shumë reagim në rrjet, e mes tyre ka qenë edhe motra e Granitit, Genta. Në një postim në Insta story ajo shkruan:

“Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj.Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. Mu kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. .

Të gjithë panë Semin me Donaldin por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria.”