Dy vajza të “showbizzit” i bashkohen “Big Brother Vip”

265
0

“Big Brother VIP” është kthyer në show-in shume të ndjekur nga nje pjese e publikut shqiptar. Rrëfimt dhe debatet mes banorëve kanë mbajtur mbërthyer pas ekranit ndjekësit, çdo të martë dhe të premte.

Sipas formatit të emisionit, javën e kaluar u skualifikua njëri prej banorëve, shkrimtari Elhaid Cufi, ndërsa e mbrëmjen e djeshme, një tjetër konkurrent u eleminua nga publiku, pasi u votua si më pak i pëlqyeri, i cili ishte Ardit Çuni. 

Por banorëve iu është dhënë një mundësi e dytë, vetëm dy prej tyre mund të kenë shansin të kthehen prapë nëse “bileta” e tyre është vajtje-ardhje. E duket se Arditi e ka patur fatin në krahun e tij, duke i shpëtuar kështu eleminimit.

Ndërkohë këtë të martë do të ketë hyrje të reja në “Big Brother VIP”! Në shptëinë e famshme do futen dy vajza te reja, njëra prej tyre është prezantuese shumë e njohur në media, ndërsa tjetra është shoëgirl e famshme brenda dhe jashtë vendit. Se për kë personazhe bëhet fjalë konkretisht do t’i mësojmë në ditët në vijim.