Ashtu si dje edhe për ditën e sotme 7 tetor, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë terrtitorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen :
në zona malore 6 deri 24°C,
në zona e ulëta 8 deri 29°C në zona bregdetare 12 deri 30°C