Presidenti serb “injorohet” nga te gjithe në Pragë, mbetet i vetëm në mes të sallës (VIDEO)

60
0

Një video ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, shihet i injoruar dhe vetmuar në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, është duke qarkulluar me shpejtësi në mediat sociale.

Vuçiç, qëndron i vetëm në mes të sallës me celular në dorë, ndërkohë që liderët e tjerë ballkanikë dhe europianë bisedojnë me njëri-tjetrin.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.