Moti në Maj! Ja cfarë suprizash na presin këtë muaj

650
0

Pas ditëve përvëluese të Prillit, Maji duket se do të ndryshojë tërësisht kushtet e motit. Sinoptikanët thonë se temperaturat ekstreme të ditëve që lamë pas, nuk do të përsëriten.

“Ka patur një rritje të temperaturave gjatë ditës së hënë. Dita e martë dhe e mërkurë, por deri në mesditën e së enjtes mbeti me temperatura relativisht të larta kryesisht në orët e mesditës, ndërsa nga e premtja dhe duke përfshirë dhe fundjavën, pritet një rënie me 2-3 gradë e temperaturave”.

Sinoptikanët kanë parashikuar se Maji do të rikthejë reshjet e shit, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.

“Ajo çfarë vihet re është prezenca e vranësirave dhe e shirave të paktën deri nga data 12-13 Maj. Presim që shirat të jenë prezentë herë pas here”.

Për sërish për sinoptikanët muaji Maj, konsiderohet i ngrohtë dhe me temperatura pak mbi normalen.