Kampioni në Tiranë, Ilir Latifi takohet me fansat dhe promovon artet marciale, zhgënjen pjesëmarrja (VIDEO)

746
0

Sot ishte një ditë speciale për adhuruesit e arteve marciale mikse. Një nga sportistët më të mirë të peshës “light-heavyweight”, suedezi me origjinë shqiptare, Ilir Latifi kishte ardhur në Tiranë për t’u takuar me fansat e tij.

Latifi (15-5-0) është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në “light-heavyweight” pasi arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij në shkurt kur mposhti në raundin e parë një nga veteranët e këtij sporti Ovince Saint Preux.

Aktualisht është një situatë e çuditshme në peshën Laitifit pasi kampioni Daniel Cormier është ngjitur një peshë më lartë për t’u përballur me Stipe Miocic për titullin e peshës së rëndë. Një peshë së cilës në të ardhmen mund t’i bashkohet edhe Latifi për shkak se konkurrenca është më e madhe.

Latifi mbërriti te Sheshi Nënë Tereza rreth orës 12 të pasdites i pritur nga shumë dashamirës të sportit të MMA-së që ka një audiencë në rritje edhe në trevat shqiptare. Ai me përulësinë e tij ka pranuar të bëjë qindra foto duke kënaqur të gjithë fansat e tij.

Ai ka marrë një dekoratë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e MMA-s për punën e madhe që ka bërë duke përfaqësuar popullin shqiptar.

Në fakt vlen të përmendet që pjesemarrja ishte e ulët dhe kjo nuk ishte një mirëseardhje sic e meriton kampioni, si gjithmonë shkojmë për parti dhe jo për sport e krenari kombëtare.

Ardhja e tij në Tiranë shërben për të promovuar sportin e MMA-së në Shqipëri, ai është takuar me shumë sportistë të rinj që synojnë të bëhen si luftëtari suedez.

Më poshtë keni edhe intervistën e luftëtarit.