Moti javen e pare te dhjetorit/ ja zonat ku priten reshje bore, çfarë pritet të ndodhë deri ne datën 10

365
0

Reshjet e dëborës do të jenë prezentë në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në zonën e juglindjes.

Mësohet se pas këtyre ditëve me reshje bore moti do të përmirësohet dhe do të kemi një rritje të temperaturave,

Reshjet e dëborës do të jenë prezente edhe në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në juglindje.

“Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar”, tha metorologu Hakil Osmani.

“Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive. Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës”, shtoi ai.

Dhjetë ditët e para të Dhjetorit parashikohen të jenë me vranësira të shpeshta, por edhe orë të shumta me diell. Në zona të thella malore do të ketë edhe disa flokë dëbore.