I mori jeten gruas shtatzënë, flet babai i autorit: Kemi pas qejf t’i shohim të lumtur, por këta nuk kanë shkuar mirë, u prishën për disa..

3
0

Halil Halili, babai i Sokol Halilit që vra ish-gruan shtatzënë, tha se më mirë të kishte vdekur edhe i biri i tij Sokoli. Ai pohon se ka pasur mosmarrëveshje mes djalit she ish-nuses së tij tashmë të ndjerë por mohon se Sokoli ka ushtruar dhunë.

Halili thotë për KosovaPress se nuk ka qenë në dijeni për kërcënimet qe ka bërë djali tij ndaj familjes së viktimës.

“Unë se kam ditë më herët se ka pas kërcënime, më ka ardhur shumë keq. Me pas mbet djali kry për kry me atë kisha me qenë më mirë… Edhe ai të kishte vdekur qaty kishte me qenë më së miri se shumë jam hidhëruar e mërzitur, bile edhe me pas mbet qaty unë nuk isha mërzit më shumë… Ne kemi pas qejf t’i shohim të lumtur, shumë kemi pas qejf t’i shohim të lumtur, por këta nuk kanë shkuar mirë, u prishën për disa probleme të tyre. Keq me ka ardhur shumë”, rrëfen Halili.

Halili thotë se nuk janë në dijeni se ku mund të jetë djali tyre, ndërsa tregoi edhe bisedën e fundit me të.

“Nuk e dimë ku është djali, jam tu e lut Zotin më mirë edhe ai të është i vdekur, s’kam çfarë të bëj… (Nëse kthehet) menjëherë e lajmëroj në polici, s’ka çka më duhet… Dje me ka thënë po dal dhe veç kur kemi dëgjuar se ka ndodh problemi”.

I pyetur për foshnjën që ishte në trupin e të ndjerës, ai tha se çifti kishte vendosur që foshnjën ta mbajë djali i tij.

“Ky ka pas qejf gjithmonë me marr fëmijën, se ajo kish pas thanë s’ka pas babë e nënë. Tani kanë thanë me marr fëmijën, janë marrë vesh, Sokoli ka pas qejf gjithmonë me marr dhe ajo ka thanë ja jep, qashtu ka thanë gjithë prej që ka shkuar në spital, tani çfarë kanë bërë problem ata dy, kanë bërë keq”.

Sa i përket problemeve mes çiftit, Halili tha se nganjëherë ka pas zënka, por shtoi se nuk ka pasur dhunë fizike ndaj viktimës.

“Ka pak janë përlarë, mirëpo qysh kanë shkuar aty, kurrë se ka rreh sepse me pas rreh e kanë kontrolluar mjekët kur ka shkuar në polici të Shtimes, kurrfarë shenja të lëndimeve as me guri, dorë e me asgjë”, shprehet Halili për KosovaPress.

Sokol Halili është i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-gruas së tij që po priste të sillte në jetë një fëmijë. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës dhe kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, mund të telefonojë në 192.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.