Moti i keq, pezullohen lundrimet drejt Italisë

132
0

Dy dy lundrime nga Vlora dhe Durrësi drejt Italisë janë pezulluar për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe dallgë në det.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

“Lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit”, bëhet me dije në njoftim.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten 7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim.