Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa shkolla, njoftimi i ministres Kushi

Për shkak të motit të keq, Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë mësimin në disa shkolla në vend.

Ka qenë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një postimi në Facebook, njofton se pas vlerësimit të bërë në terren është parë e arsyeshme që të pezullohet mësimi në disa shkolla, në mënyrë që të garantohet siguria e nxënësve dhe mësuesve.

Njoftimi i plotë: 

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, sapo zhvillova një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.

Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kemi vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:

1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,

11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,

12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,

13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,

16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.