Moti bën kthesën e papritur, sinoptikania tregon cfare na pret kete javë

155
0

Duke filluar nga dita e sotme, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i qendrueshëm, duke lënë pas reshjet e shiut, por jo temperaturat e ulëta. Sipas sinoptikanëve të Meteoalb, kjo situatë do të vijojë gjatë gjithë javës.

Meteorologia Adiola Bani tha se java do ketë mot të kthjellët por problematike do jenë temperaturat e ajrit, ku në zonat malore do kemi ngrica për shkak të rënies drastike të vlerave termike.

Termometri pritet të zbresë edhe në minus 10 gradë celcius në vlerat minimale ndërsa temperaturat maksimale parashikohen jo më shumë se 10 gradë celcius.