Moti bën kthesën e papritur, rikthehen për dy ditë rrebeshët e shiut, më pas deri në datën 20 Shtator do te kemi..

2126
0

Moti do të jetë ideal për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fillim Shtatori. Sinoptikania Lajda Porja gjatë një lidhjeje live për Klan News u shpreh se temperaturat e larta do të vijojnë deri më datë 20 Shtator.

“Duke përjashtuar këtë fundjavë pasi e shtuna dhe e diela do të sjellë rënie të temperaturave, do thoja që deri në datën 15 dhe jo vetëm, deri në datën 20 Shtator temperaturat janë shumë më të larta krahasuar me vlerat që duhet të shënohen.

Termometri në shumë qytete të Shqipërisë do ta kalojë 30 gradë. Parashikohet që deri në datën 20 të gjithë ata që mundësojnë për të vajtur për pushime do thoja që është mot ideal ku termometri do jetë në bregdet nga 28 deri në 30 gradë”.https://www.youtube.com/embed/hHIuwdhq2mA

Sa i përket kësaj jave, Porja tha se moti do të jetë i qëndrueshëm. Vetëm të shtunën pritet që të ketë reshje shiu.

“Do të thoja që deri ditën e premte do jetë një javë e qëndrueshme, moti do të jetë i kthjellët, vranësirat do të shfaqen pas mesditës kryesisht në zonat malore, megjithatë nuk priten reshje. Një sistem vranësirash e presim ditën e premte duke bërë që e premtja dhe e shtuna të jenë kryesisht me reshje ku do të ketë edhe rrebeshe shiu sidomos në veri dhe verilindje të vendit.

Nga e hëna deri të enjten pritet që të jemi jo më shumë se 32 gradë. E enjtja dhe e premtja do të kulmojnë temperaturat me 34 gradë sidomos në ultësirën perëndimor. Vija bregdetare pritet që të jetë me mot të qëndrueshëm, vranësira të lehta dhe kalimtare”, u shpreh Porja.