Moti acartë po vjen, borë dhe stuhi, ja sa zbresin temperaturat

899
0

Mot i acartë pritet të vij në kontinentin Europian në ditët e para të muajit që vjen duke bërë që temperaturat te zbresin deri në disa gradë nën zero.

Sinoptikanët thonë se në gadishullin e Ballkanit temperaturat pritet të zbresin deri në -12°C, ndërsa në Shqipëri deri -8°C. Nuk do të mungojnë dhe stuhitë dhe reshjet e dëborës.

Edhe pse moti në vendin tonë deri më tani ka qenë mjaft i ngrohtë dhe jo normal për stinën e vjeshtës, Europa pritet të përballet me një tjetër stuhi ciklonash.

Sa i takon vendit tonë, deri në fund të muajit Nëntor, ditët do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta por reshjet do të jenë minimale dhe në pjesë të kufizuara të vendit.