MOT i pazakonte në mes të dhjetorit, sinoptikania tregon kthesën e motit: Deri në 16 dhjetor..

4570
0

Ditet e fundit në territorin shqiptarë, moti ka qenë i kthjellët dhe më diell. Momente të shkurtra me pika shiu në hapësira detare dhe shumë pak në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa më e madhe e territorit eshte paraqitur me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare. .

Edhe temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, 3-12 gradë celcius.. Ndërsa mesdita pak a shumë në të njëjtat vlera termike të cilat duhet thënë se janë mjaft të larta për muajin dhjetor.

Nga 12-20 gradë celcius kanë arritur temperaturant në rang territori.

Deri në datën 16 dhjetor moti pritet të jetë me të njëtat kushte atmosferike dhe termike ben me dije meteorologia Lajda Porja..

Edhe ditën e sotme do të jemi në ndikimin e vranesirave dhe do të jetë një ditë e lagëshit. Deri ditën e shtunë priten shumë pak reshje, por surprizat vijnë në fundjave ku pritet edhe reshje me intensitet më të lartë.