Dramë me euron në kursin e kembimit, monedha europiane ben renien e papritur

61
0

Monedha europiane ka pesuar nje renie drstike ne krahasim me monedhën tonë kombëtare duke rënë në nivelet më të ulta historike.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, së fundmi, një euro është këmbyer mesatarisht me 116.4 lekë në tregun vendas duke pësuar një rënie të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.

Prej muajsh euro është në nivele minimale ndaj lekut, por javën e fundit ky fenomen është perforcuar duke treguar se ka një sasi të madhe të monedhës europiane në treg.

Ndërkohë, dollari amerikan këmbehet me mesatarisht 111 lekë, kurse paundi britanik me 134.80 lekë.