Mosfunksionimi i portalit e-Albania, Ministrja Kushi ben njoftimin e rendesishem

795
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se procesi i  regjistrimit për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të shtyhet me afat të pacaktuar.

Shtyrja e regjistrimeve vjen si pasojë e mbylljes së detyrueshme të shërbimeve publike të platformës e-Albania nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, për shkak të sulmit kibernetik.

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”,-shkruan Kushi./