‘Mos vrit, të lutem jo’, Rozana Radi rrënqeth me poezinë kushtuar Arielës

597
0

Vrasja e studentes Ariela Murati nga Aldison Belulaj tronditi jo pak opinionin publik në Shqipëri. Prej tre ditësh kjo ngjarje tragjike është tema për të cilën po flasin të gjithë.

Gjithashtu edhe VIP-at me anë të rrjeteve sociale kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje e një ndër to është edhe Rozana Radi e cila nuk hesht kur bëhet fjalë për kauza sociale.

Këngëtarja i ka kushtuar një poezi rrënqethëse rastit të Arielës duke bërë thirrje me fjalët: “Mos vrit, të lutem jo, vër dorën në zemër, mos ja merr jetën”.

Lexoni më poshtë poezinë e plotë të Rozanës:

“Ti mos e vish me te zeza nje nene
Mos ja thyej ti shpirtin
qe gjithe jeten dhemb
nese mundesh pastroja ti qiellin
Ti mos ja vrit ti nje motre te motren
qe kurre mos ta shohe
Mos urre ti dike qe s’te deshi
por lere te shkoje
Nese mundesh ti mundesh
te mos jesh si to
Nese mundesh ti mendo
nje here me zemer
Ti mos e shkel ndershmerine e asaj
qe per jeten luftoj
Mos qello mbi nje zemer te re
lere qe te jetoje
Nese mundesh ti
beje per vete
Nese mundesh ti mendo
nje here me zemer
Mos vrit me degjo
Ver doren ne zemer
Se fjalen e mire pa çmim ti mund ta gjesh kudo
per dike tjeter
Mos vrit te lutem jo
mos ja merr jeten
Jo mos ja bej kurre diçka
qe neser ti nuk do ta bejne ty te tjeret!”