3 mijë euro për punë në fshat! Si mund të punosh në Zvicër

1484
0

Nëse jeni lodhur duke punuar me 250 mijë lek në Shqipëri, mund të udhëtoni drejt Zvicrës ku puna në fshat paguhet plot 3000 euro në muaj. Sado e pabesueshme mund të ju duket, të jeni të sigurt që është e vërtetë.

Po si mund të fitojmë nje leje pune në Zvicër?

Për shtetasit që vijnë nga vendet jashtë Bashkësisë Evropiane, procedura për fitimin e një lejeje të punës është drastike dhe tejet e ashpër.

Pasi kërkohet nga kandidati që bën kërkesën të posedojë kualifikime shumë të larta profesionale.

Në mes tjerash, autorizimi i punës kushtëzohet edhe me vendin e punës që i propozohet atij, dhe duhet dëshmuar edhe ajo se për punën e propozuar është vështirë të gjenden kandidatë të mjaftueshëm në tregun e brendshëm të punës në Zvicër.

Martesa:

Secili njeri ka të drejtë të martohet. Në jetën e përditshme kjo për njerëzit pa letra nuk është e lehtë, pasi që u mungon leja e qëndrimit. Në disa Kantone mund të martohesh në vend. Në tjera Kantone kërkohet të kthehesh në vendlindje dhe të hyjsh legalisht me një vizë. Nëse dyshohet se martesa është martesë e rrejshme (gjoja se martesë), atëherë ofiqari mund të refuzoj lidhjen e martesës.

Kërkesa

Njerëzit pa letra, së bashku me grupet përkrahëse, luftojnë me vite për një rregullim kolektiv në Zvicër. Disa suksese janë arritur: mbi një mijë leje të qëndrimit dhe e drejta për sigurim shëndetësorë.

Në regjionet në të cilët «Sans Papiers» janë të organizuar mirë mund të hapen rrugë të reja. Si shembull: një fushatë e madhe në Gjenevë ka sjellë deri te ajo, që ky kanton në janar 2005 të kërkojë nga Berna 5000 leje qëndrimi për të punësuarit nëpër amvisni.

Për këtë arsye, angazhohu në njërin nga kolektivët e shumtë për njerëz pa letra.

Puna

Nëse ti me ndonjë person merresh vesh, që të punosh për të dhe ai ty të premton një rrogë, atëherë kjo vlen si kontratë pune, edhe nëse marrëveshja është bërë gojarisht.

Kontrata të garanton kushte minimale të punës: Të drejtë për rrogë të zakonshme të profesionit dhe vendit. Të drejtë për pushime të paguara (në të shumtën e rasteve 4 javë në vit). Afate të arsyeshme të prishjes së kontratës. Punëdhënësi duhet të informoj herët, se nuk do të punësoj më tutje.

Vazhdimësia e pagesës së rrogës gjatë një kohë të caktuar në rast sëmurje apo fatkeqësie. Sigurimi i pleqërisë dhe i të mbeturve AHV dhe sigurimi në rast të invaliditetit IV (shiko kapitullin sigurimet sociale). Te të miturit: Ndalim pune për moshën më të ulët se 15 vjeç.

Nën 18 vjeç ndalim pune natën dhe të dielën. Më së shumti 9 orë punë në ditë. Nëse punon si punëtore e amvisërisë (shtëpiake) dhe banon te punëdhënësi yt, atëherë ata duhet të të japin hapësirë banimi, e cila e mbron sferën tënde private. Shkollimi i obligueshëm: Ti ke të drejtë shkollimi gjatë nëntë viteve, edhe pa leje qëndrimi.

Njerëzit pa letra shpesh marrin rroga të ulëta apo nuk marrin fare. Nëse biseda e drejtpërdrejtë me punëdhënësin nuk sjellë rezultate, atëherë në disa kantone ke të drejtë padie pranë gjyqit të punës. Informohu!

Padinë para gjyqit mund ta bëj një person i autorizuar nga ti. Kështu që ti mundesh, edhe në rast kthimi në vendlindje, deri pesë vite më vonë të kërkosh të drejtat tua nëpërmjet gjyqit.

Këshillë: Nëse prezantohesh për herë të parë te punëdhënësi, atëherë parashtro pyetje mbi punën: sa do të fitosh? Sa orë duhet të punosh? Cilat punë duhet t’i bësh e cilat jo? Sipas mundësisë, merru vesh për orar të caktuar.

Kjo është sidomos me rëndësi nëse banon te punëdhënësi (të punësuarit në amvisni). Gjithashtu merru vesh, se cilat ditë i ke të lira. Pyet, se a mundë t’i kesh me shkrim këto marrëveshje (kontratë pune).

Këshillë: Shkruaj çdo ditë sa dhe çka ke punuar. Ruaji fletët që përmbajnë udhëzime pune. Nëse e ke dokumentuar punën e bërë, atëherë do ta kesh më lehtë t’i nxjerrësh të drejtat e tua, nëse ke probleme me punëdhënësin.

Këshillë: Ti si «Pa Letra» mund të anëtarësohesh pa vështirësi në ndonjë Sindikatë. Kjo p.sh. mund të të përfaqësoj në proceset gjyqësore http://www.albeu.com/shqiperi/3-mije-euro-per-pune-ne-fshat-si-mund-te-punosh-ne-zvicer/368365/