“Mos ua pafsha më bojën, derra!” Pronari i shtëpisë në gjirin e Lalzit ka dy fjalë për këta pushues

2177
0

Një qytetar nga Lalzi i ka shkruar JOQ Albania, ku ka dashur t’u japë një mesazh disa pushuesve që i morën shtëpinë me qera për disa ditë.

Ai ua ka dhënë me mirëbesim shtëpinë me qira në gjirin e Lalzit dhe se shprehet se ky episod nuk i ka ndodhur ndonjëherë me pushues të tjerë.

Pasi kanë mbaruar pushimet, ata ia kanë dorëzuar sërish shtëpinë në gjendjen më të keqe të mundshme. Ata nuk kishin pastruar asgjë nga papastërtitë që ata vetë kishin bërë, ndaj edhe ai i cilëson si derra. Midis të tjerash ai thotë se nuk do që t’ua shohë më bojën dhe shprehet i bindur se ndonjërin prej tyre mund edhe ta shohë ndonjë ditë.

Fjalët e qytetarit:

Përshëndetje JOQ Albania! Disa pushues jonormalë ose derra mund të themi në gjirin e Lalzit. Shiko çfarë kanë bërë. A mund të quhen njerëz këto? U them mos u pafsha më bojën se sigurt që do i shikoj ndonjë nga ato!”