Altin Joka, nutricionist tha se mungesa e gjumit ka pasoja shumë të rëndë për organizmin.
Ai rekomandoi që për një gjumë cilësor të shmanget konsumimi i kafeinës pas orës 6 pasdite, pasi efekti i kafeinës qëndron mbi 6 orë në trup dhe mban sistemin nervor zgjuar.
“Pas orës 6 të darkës të mos konsumojmë fare kafe se e dimë që efekti kafeinë qëndron deri në 6 orë në sistemin nervor duke na mbajtur zgjuar. 30 minuta para gjumit duhet t’i heqim celularët dhe t’i mbajmë 1,5 metra larg se frekuencat e pajisjeve celulare dëmtojnë deri në ADN tonë duke ndërhyrë në sistemin neurotransmetues, duke lëshuar një radikal të lirë te qelizat që është vrasëse. Një studim tregon se me mbi 2 orë shtyhet gjumi tek një person që mban afër një aparat celular”, tha Joka.