Mos i shani emigrantët që u marrin punën

428
0

Mos shani emigrantët që u marrin punën. Duhet të keni edukim të mirë që të jeni pjesë e botës moderne. Ish kryeministri britanik Tony Blair u ka thënë të papunëve britanikë “të mos hakërrehen ndaj emigrantëve që u kanë marrë punën”. Ai ka shtuar se duhet të ketë një edukim më tëmirë në mënyrë që të futen në treg dhe në botën moderne.

Ish kryeministri laburist, ka thënë gjithashtu, se ka shumë inat në lidhje me debatin mbi emigracionin dhe se gjithçka është “ra cizëm” ndaj jetës reale në britani.

Duke folur në një konferencë për edukimin në Dubai, Blair ka thënë se të përfitosh jashtë sistemit shkollor është mëse normale dhe e pranueshme duke “treguar se po edukojmë fëmijët në mënyrë të duhur”.

Ai u tha të pranishmëve se “përgjigja ndaj dikujt që është i papunë në një vend si Britania apo kudo tjetër në Europë, nuk është sharja dhe inati ndaj emigrantëve që u kanë marrë punën, por zhvillimi dhe edukimi dhe gjetja e mënyrave të duhura në mënyrë që të fitosh në botën moderne”.