“Mos e prisni buken”, Shoqata e Bukës apel furrave: Çfarë duhet të bëjnë që të mos përhapin COVID 19

870
0

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave u ka bërë një thirrje të gjithë furrave të bukës të ndalojnë së preri bukën, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi.

Sipas saj buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.

“Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimi i përgjithshëm , por veçanarisht nga sugjerimet e specialistëve të fushës , të mbrojtjes të shendetit, të mbrojtjes të konsumatorit, është e nevojshme të nderpritet prerja e bukës,

kjo bëhet për të ruajtur në maksimum në kushtet e tanishme shëndetin e konsumatorëve, por në të njëtën kohë edhe për të ruajtur shëndetin e punonjësve tanë, prandaj kërkojmë nga të gjithë kolegët dhe specialistët që janë pjesë e rrjetit të Shoqatës të japin mendimet e tyre dhe të veprojmë bashkarisht duke ndaluar prerjen e bukës si një e keqe për përhapjen e Covid 19 në këto ditë të rrezikshme.

Janë shumë nga furrat e bukës që po e aplikojnë mos prerjen e bukës dhe në këtë drejtim kemi dhe mirëkuptimin e mbështetjen e klientëve. Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët.

Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem.”-njofton Shoqata.