Koronavirus, zbulohet ilaçi i parë për ta neutralizuar, ja kur do te jete gati

799
0

Zbulohet ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin Sars-CoV2. Është një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen e proteinës që virusi përdor për të sulmuar qelizat respiratore të njeriut.

Studimi u publikua në sajtin BioRxiv nga grupi i Universitetit holandez të Utrecht, i drejtuar nga Chunyan Wang. Studiuesit thanë për ‘BBC’ se do të duhen muaj para se ilaçi të jetë gati, pasi duhet të eksperimentuar për të pasur përgjigjet mbi sigurinë dhe efikasitetin.

Duke u lidhur me proteinën Spike, e cila ndodhet në sipërfaqen e koronavirusit, antitrupi monoklonal, e pengon që të kapet pas qelizave dhe në këtë mënyrë ia bën të pamundur virusit që të penetrojë në brendësi.

Për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se antitrupi ka veti të rëndësishme për trajtimin dhe parandalimin e Covid 19.

Studiuesit po punonin për një antitrup kundër Sars kur shpërtheu epidemia e Covid-19 ose e njohur ndryshe si Sars2 dhe kuptuan se antitrupat efikas kundër sëmundjes së parë, arrinin që të bllokonin edhe të dytën.

Studiuesit janë ende duke e testuar medikamentin në fjalë dhe shpresojnë që të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar, shkruan noa.al. Gjithë kjo, sipas studiuesve të Utrecht kërkon shumë më pak kohë se sa zhvillimi i një vaksine për koronavirusin.