Gjithnjë e më shumë shqiptarë po pajisen me pasaporta të huaja e sidomos me ato italiane. Në 2018 ishin mbi 200 mijë shqiptarë të pajisur me pasaportë italiane
Shumë shqiptarë në Itali e kanë mbyllur tashmë një cikël të plotë nga largimi nga atdheu dhe hapat e parë të emigracionit deri në integrimin e plotë të kulmuar me marrjen e shtetësisë italiane.
Një video është duke qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pasaportë shqiptare duke i vënë flakën dhe në përshkrimin e saj thuhet se tashmë personi ka marrë atë italiane dhe nuk i nevojitet më ajo shqiptare.
Video e shpërndarë nga faqja Shqiptarët në Itali ka marrë menjehere reagime të shumta nga ky veprim i turpshëm
Një video e ngjashme është bërë edhe nga disa shqiptarë në angli duke marre shume komente dhe reagime të ndryshme. Cili është mendimi juaj?