Albi Nako dhe Alba tregojnë për herë të parë rreth lidhjes së shumëpërfolur: Unë e hodha hapin e parë

1199
0

Prej disa kohësh nëpër portale dhe jo vetëm, është përfolur se koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina bukuroshe Alba Hoxha kanë në një lidhje bashkë .

Ata deri më sot kishin preferuar të mos prononcohenin mbi thashethemet e lidhjes së tyre. Por të ftuar dje tek “Rudina” nuk iu shmangën pyetjes së famshme.

Koreografi tregoi se së shpejti do hapet “Albi Nako Dance Academy” dhe Alba do jetë atë pedagoge. Ajo u shpreh se po e pret me padurim këtë eksperiencë.

Rudina i ngacmoi edhe për jetën private duke i pyetur nëse janë të vërteta lajmet se ata janë në një lidhje.

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë sesa miq. Na lidh profesioni, vazhdojmë jetën secili në anën e tij. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, u shpreh Alba.