Mori 10 doza vaksine brenda ditës, çfarë ndodh nëse vaksinohemi më shumë seç duhet?

155
0

Autoritetet shëndetësore në Zelandën e Re kanë konfirmuar se kanë nisur një hetim për një qytetar që është vaksinuar 10 herë në një ditë të vetme.

Ministrja e Shëndetësisë e vendit, Astrid Koornneef, ka folur për këtë çështje dhe ka konfirmuar se “autoritetet po e marrin shumë seriozisht ngjarjen”. Për momentin, nuk ka informacione se në cilin qytet ka ndodhur ky vaksinim i tepërt i të njëjtit person.

“Pasja e një statusi të pasaktë vaksinimi jo vetëm që rrezikon shëndetin tuaj, por rrezikon edhe miqtë, familjen dhe të gjithë komunitetin. Gjithashtu, rrezikon ekipet e kujdesit mjekësor që do t’ju trajtojnë në të ardhmen”, tha ministrja, siç publikon “Europa Press”.

Gjithashtu, shtoi se “nëse dikush njeh dikë që është vaksinuar me doza më të mëdha sesa rekomandohet, është e nevojshme që të kërkojë këshilla shëndetësore”.

Por, çfarë ndodh nëse vaksinohem më shumë seç duhet?

Në terma të përgjithshëm, në botën e vaksinimit, ndër komplikimet e mundshme për shkak të mbivaksinimit është “fenomeni Arthus” ose “reagimi Arthus”, i cili konsiston në një reaksion mbindjeshmërie në zonën e shpimit, duke shkaktuar inflamacion akut të lokalizuar dhe nekrozë të lokalizuar të lëkurës.