Skip to content

Monika Kryemadhi dhe Presidenti bashkë në malet e Prevallës

    Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur për të pushuar me familjen në malet e Prevallës.

    Kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetet sociale me bashkëshorten Monika Kryemadhi, që është edhe kryetare e LSI-së dhe fëmijët, dy vajzat dhe djalin.

    “Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja” shkruan Meta  në postimin e tij që e shoqëron me foton. 

    Kryemadhi prej disa ditësh nuk ishte shfaqur në publik.