Monica Bellucci fotografohet me partnerin e saj te ri

81
0

Tashmë nuk ka më dyshime, Monica Bellucci dhe Tim Burton janë çift, ky është titulli i “Paris Match”.“Një dashuri fantastike me shikim të parë”, shkruan poshtë fotove të dy yjeve, të portretizuara në kopertinën e numrit të fundit teksa shëtisin krah për krah nëpër Paris.

Revista franceze ka zbuluar se ka qenë një histori e lindur në konfidencialitetin më të madh. Pasi kaluan për pak kohë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, regjisori dhe aktorja do të takoheshin sërish në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, dhe dashuria duket se ka lindur atje.

Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur…”, u shpreh kohë më parë Burton.

Pas përfundimit të marrëdhënies me Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, së fundmi Monika ka pasur një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre. Nga ana tjetër Tim është ndarë që nga viti 2014 nga partnerja e tij, aktorja angleze Helena Carter.