Moderatorja shqiptare në zi, nëna e saj ndahet nga jeta ne moshe te re

421
0

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka humbur nënën. Lajmi është zbuluar nga burime pranë Top Channel, por vetë prezantuesja e njohur nuk ka bërë ende asnjë reagim.

E ëma e Fjoralbës, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një infarkti në zemër.

E lindur në një familje mjekësh, Fjoralba ka vendosur të ndjekë profesionin e babait të saj, duke u diplomuar në Stomatologji, e duke e ushtruar prej disa vitesh këtë profesion.