Mjerim në Bulqizë, e moshuara mbledh krom në mes të rrugës

185
0

I konsideruar si një ndër qytetet më të pasura në nëntokë, varfëria dhe mjerimi ka pllakosur Bulqizën mbi tokë. Banorët që jetojnë mbi tokë, varfërohen dita-ditës dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar është mbledhja e kromit rrugëve pranë minieareve.

Me mbledhjen e kromit në këtë qytet merret çdokush, nga fëmijët e mitur që braktisin shkollën për të ndihmuar familjet e tyre e deri tek të moshuarit që mezi rrinë në këmbë. Kushtet e vështira të jetesës dhe harresa që autoritetet i kanë bërë këtij qyteti i detyron të moshuarit të dalin rrugëve për të mbledhur pam krom për tē mbijetuar.

Në pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si një e moshuar mbledh krom në mes të rrugës, ndërkohë që oligarkët e qeveritarët pasurohen çdo ditë e më shumë me minierat dhe nëntokën e Bulqizës.