“1,500 vende të lira pune” 63 biznese të mëdha që po i ofrojnë

46
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë i pranishëm në Panairin e Punës dhe të Aftësive që është organizuar në Durrrës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se janë 63 biznese të mëdha në rajon që po ofrojnë 1500 vende të lira pune.

Rama më tej theksoi se punë ka por nuk ka profesionistë. Sipas tij, Shqipëria po ekspozohet në një treg ndërkombëtar importesh dhe eksportesh dhe kjo bën që të jetë e nevojshme një kualifikim i  artë i punonjësve.

“Në 63 kompanitë këtu të përfaqësuara ka një hapësirë për punësim për 1500 persona. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit këtu në Durrës janë edhe 600 vende të lira për ata që duan të punësohen. U bë një barcaletë e përsëritur shpesh që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka por nuk profesionistë.

Sot kjo është ajo që mund ta ndeshësh në çdo derë të çdo kompanie dhe që në fakt është një problem që thellohet si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim të lartë të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar importesh dhe eksportesh. Është një terren me potenciale të pashfrytëzuara në funksion të turizmit.

Është e qartë që i gjithë zinxhiri ekonomik i prodhimit apo shërbimeve ka nevojë  për një rritje të cilësisë së hallkave përbërëse përveçse për shtimin e tyre. Kjo është arsye që ne si qeveri jemi angazhuar më shumë për të rritur mundësitë për trajnim, për aftësim dhe për të rritur komunikimi me sektorin privat përmes trajnimeve të vazhdushme, ndërkohë që sot kemi një platformë digjitale, e cila krijon mundësi për të gjithë që të oriëntohen në fushën e punësimit dhe arsimimit profesional”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.